Kombëtare

Femrat/Shqipëria gati për transfertën e Qipros, ja lista e vajzave kuqezi

Kombëtarja e femrave nisi të premten grumbullimin për ndeshjen kualifikuese me Qipron. Kjo është ndeshja e pestë e vajzave kuqezi në eliminatoret e UEFA Women’s Euro 2021, me Shqipërinë që ndodhet në grupin E së bashku me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron, që është kundërshtari radhës.

Trajneri Armir Grima për këtë ndeshje ka grumbulluar 18 vajza, me bazën e skuadrës që mbështetet te Vllaznia, Ferronikeli dhe Mitrovica në kampionatin kosovar, si edhe elementet e spikatura me kohë që luajnë në skuadra jashtë vendit. Në listën e Grimës spikat grumbullimi për herë të parë në Kombëtare e Paula Jakut, e cila luan te Juban Danja, si dhe afrimi nga U-19 e Mikela Metallës, që aktivizohet te Teuta e Durrësit.

Skuadra është grumbulluar në qytetin e Shkodrës, ku kanë zhvilluar dhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Qipro që është kryer ditën e sotme. Ndeshja do të luhet më datë 11 Mars në Larnaka, ora 15:00.

Lista e lojtareve të grumbulluara:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency