Fenerbahce “shpëton” nga Ozil, por turko-gjermani mbetet në Stamboll
Mesut Ozil zyrtarisht nuk është futbollist i Fenerbahçes. Klubi nga Stambolli ka konfirmuar zgjidhjen e kontratës me fantazistin turk i cili, nga sot, mbetet i lirë.
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Real Madridit ishte kthyer në vendin e tij të origjinës në vitin 2021 për të veshur fanellën e Fenerbahçes.
Vetëm pas një viti e gjysmë me fanellën verdheblu, marrëdhënia mes palëve kishte arritur në pikën kur nuk mund të kishte kthim pas, për shkak të marrëdhënieve të parikuperueshme me trajnerin e përkohshëm Ismail Kartal.
As emërimi i Jorge Jesus nuk mundi të ndryshonte marrëdhënien e tendosur të futbollistit me klubin. Megjithatë, e ardhmja e Ozil do të jetë sërish në Turqi, madje po në qytetin e Stambollit. Lojtari, në fakt, është shumë pranë firmës me Basaksehirin.
Açıklama
Kulübümüz ile Mesut Özil arasındaki sözleşmenin, karşılıklı anlaşılarak sona erdirilmesi konusunda mutabakata varılmıştır.
Kamuoyunun bilgisine sunuyor; Mesut Özil’e kariyerinin geri kalanında başarılar diliyoruz. pic.twitter.com/D9QhDPtWwl
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 13, 2022



