Fenomeni rikthehet në shtëpi, blen ish-klubin: Kam një mesazh për tifozët
Ronaldo fenomeni ka blerë 90% të aksioneve të Cruzerios, klubit brazilian ku nisi karrierën e jashtëzakonshme si futbollist, përpara se të transferohej te PSV, e më pas me radhë te Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan dhe Corinthinas.
45-vjeçari, i cili mban postin e presidentit te Valladolid dhe zotëron disa aksione te klubi amerikan i Fort Lauderdale Strikers, nënshkroi më 8 prill akordin me klubin brazilian, teksa zyrtarizimi erdhi ditën e sotme.
“Ne kemi objektiva për një periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. E dimë se na pret një perspektivë shumë e vështirë pune, por besojmë se do ta kthejmë Cruzeiron të funksionojë dhe të japë rezultate.
Jam i nderuar që jam në gjendje të drejtoj procesin e rindërtimit të klubit. Tifozëve dua t’u them se ne nuk do të ndalemi derisa të zbatojmë gjerësisht një etikë dhe model efikas menaxhimi që çon drejt suksesit sportiv”, deklaroi kampioni i madh.
1993: Cruzeiro sign R9 👶
2021: R9 buys Cruzeiro 👴Ronaldo Nazario is back where his journey began 🇧🇷 pic.twitter.com/Yo6IIg17uA
— ESPN FC (@ESPNFC) December 20, 2021



