Premier League

Ferguson tregon kapitenin më të mirë që ka pasur tek Man. United

Sir Alex Ferguson kaloi 27 vite të shkëlqyera si trajner i Manchester United. Skocezi fitoi 38 trofe gjatë mbretërimit të gjatë në “Old Trafford”, duke kthyer “Djajtë e Kuq” në një nga klubet më fituese në planet.

79-vjeçari ka kaluar në duar yje të shumtë dhe disa kapitenë të ndryshëm, por njëri ishte i veçantë. Ferguson ka zgjedhur kapitenin më të mirë që ka pasur, dhe ai është Bryan Robson. Mesfushori anglez luajti 13 sezone me United (1981-1994).

Ai ishte lehtësisht kapiteni më i mirë që kam pasur. Mendoj se në kohën kur ishte te United, ai ishte lojtari më i mirë. Shokët e skuadrës e adhuronin. Bryan ka qenë kapiteni më jetëgjatë i kohës time.

Detyra e një kapiteni nuk është e thjeshtë, pasi ka raste kur duhet t’u tregojë të vërtetën lojtarëve të tjerë. Ai ishte i vetmi kapiten që u thoshte troç gjërat shokëve edhe në fushën e blertë.

Nuk kishte nevojë për lejen time për të bërë një gjë të tillë, ai kishte këll*e për të qenë i drejtpërdrejtë, teksa të gjithë e mirëkuptonin”, theksoi ish-trajneri legjendar i United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency