Ferizaj-Drenica, java e 8-të nis me një duel interesant
Java e 8-të e IPKO Superligës së Kosovës starton sot me një duel interesant. Në stadiumin Ismet Shabani skuadra e Afrim Tovërlanit pret Drenicën në një ndeshje ku Ferizaj do të tentojë me çdo kusht fitoren për të shmangur krizën e rezultateve që e ka përfshirë sëfundmi. Me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje Ferizaj është një nga skuadrat më të rrezikuara për t’u rikthyer andej nga erdhi pikërisht në ligën e parë të futbollit kosovar. Favorite gjithsesi në këtë sfidë është padiskutim Drenica që e ka nisur mirë sezonin dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të me 5 pikë më pak se kryesuesit e Feronikelit.



