Fërkojnë shtatoren e Ronaldos, turistët në Madeira kërkojnë “të prishin syrin e keq”
Turistët e shumtë që vizitojnë ishullin portugez të Madeiras, përgjithësisht vendosin të vizitojnë edhe shtatoren e Cristiano Ronaldos, të ngritur pikërisht në vendlindjen e tij.
Pjesa e belit të shtatores, e cila është e lartë 3.4 metra, ishte ideale për vizitorët që të bëjnë “selfie”. Mijëra njerëz e kanë përjetësuar veten në rrjetet sociale duke fërkuar pjesët intime të shtatores, një veprim që e bëjnë supersticiozët, të cilët kërkojnë “të prishin syrin e keq” apo të kenë më shumë fat ne jetë.
“Doja të bëja vetëm një foto me të për t’ia dërguar familjes sime, por sapo hyra në grupin e familjes (WhatsApp), të gjithë filluan të qeshnin. Ata nuk mund të mos e dallonin zonën midis këmbëve të tij, që shkëlqente nga fërkimet e shpeshta”, – deklaroi një turiste për BBC.




