Fernandes: Tifozët nuk meritojnë këto rezultate, s’jemi në nivelin e Liverpoolit
Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, mori guximin të fliste për Sky Sports pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit, sfidë ku u dalluan diferenca të frikshme në cilësi.
“Tifozët nuk e meritojnë që ne të luajmë në këtë mënyrë. Ata meritojnë më shumë nga ne. Mënyra se si ata qëndrojnë dhe na duartrokasin… Ne duhet ta ngremë nivelin tonë. Mendoj se të gjithë vrapojnë dhe përpiqen, besoj se dikush nuk jep 100%. Duhet të themi disa gjëra, por kjo duhet të ndodhë në dhomën e zhveshjes. Tani ka mbaruar, duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.”
Fernandes e pranoi pa drojë se Manchester United është larg nivelit të Liverpoolit.
“Liverpool është për titull, ne nuk jemi. Nuk kam nevojë të flas për dallimin e nivelit. Duhet të shikojmë veten, nga lart poshtë dhe të kuptojmë se çfarë po shkon keq. Askush nuk duhet të mendojë se ka mbaruar. Ne kemi për çfarë të luftojmë.”



