Premier League

Fernardinho njofton largimin nga Man. City në fund të sezonit, pritet kalimi në MLS

Mesfushori brazilian Fernardinho ka vendosur të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kohë kur do t’i përfundojë edhe kontrata me “citizens’, fanellën e të cilëve e vesh që prej verës së 2013-ës.

Qershorin e ardhshëm Fernardinho do të ketë 36 vite mbi supe dhe do të jetë e pamundur që të arrijë të shprehet në nivele të larta, ndaj braziliani ka vendosur që marrëdhënia me Manchester City-n të përfundojë bashkë me kontratën.

Megjithatë Fernardinho nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli ende, pasi ka deklaruar se po merr në konsideratë ofertat nga klubet braziliane ose ato të MLS-së amerikane, ku mund të vijojë të luajë edhe për një apo dy vite të tjera.

Manchester City pagoi rreth 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit brazilian në verën e 2013-ës, ndërsa që atëherë Fernardinho ka luajtur 320 ndeshje me fanellën e “sky blues” dhe ka shënuar edhe 23 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency