Lajme

Feronikeli bën detyrën ndaj KEK-ut, Drita e Trepça ’89 ndajnë pikët

Feronikeli fitoi lehtësisht ndaj KEK-ut në javën e 28-të të IPKO Superligës së Kosovës dhe i rimmer kreun Prishtinës, ndonëse janë me pikë të barabarta (65). Skuadra nga Drenasi realizoi katër herë në portën e skuadrës tashmë të rënë në Ligën e Parë.

Spikati me një tregolësh sulmuesi Kastriot Rexha (në të 3 rastet shënoi me 11-metërsh), ndërsa finalizimi tjetër ( i pari) mban firmën e brazilianit Jean Carioca.

Ndanë nga 1 pikë Drita me Trepçën ’89 në sfidën e zhvillua në Gjilan. Mitrovicasit udhëhoqën për pjesën më të madhe të lojës me gol të Traore në minutën e 27-të, por 13 minuta para përfundimit të kohës së rregullt për “Intelektualët” barazoi Xhevdet Shabani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency