Lajme

Feronikeli dhe Trepça ’89 fitojnë në transfertë dhe prekin finalen!

Feronikeli-Trepça ’89, sipas të gjitha gjasave do të jetë kjo finalja e Digitalb Kupës së Kosovës për këtë edicion. Skuadra nga Drenasi dhe ajo nga Mitrovica fituan në transfertë respektivisht ndaj Ballkanit dhe Vëllaznimit të ligës së parë në ndeshjet e para gjysmëfinale, duke prekur me njërën dorë finalen e madhe. Në debutimin e Gani Sejdiut si trajner, Ballkani u mposht brenda në Suharekë nga kryesuesit e IPKO Superligës së Kosovës. Mendurim Hoti në minutën e 30-të shfrytëzoi asistin e Mevlan Zekës për të kaluar në avantazh Feronikeli, ndërsa 4 minuta pas fillimit të pjesës së dytë miqtë dyfishuan shifrat me Mevlan Zekën protagonist kryesor në këtë fitore të bardhëjeshilëve. Pak para fundit pikërisht në minutën e 87-të Visar Berisha shkurtoi shifrat, duke ruajtur disa shpresa minimale me Ballkanin që do të tentojë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit.

Në Gjakovë, Vëllaznimi surpriza e deritanishme e Digitalb Kupës u dorëzua pa kushte përballë Trepça ’89 duke u mposhtur 0-4 në shtëpi në mitrovicasit të cilët mund të konsiderohen me plot gojën skuadra e parë finaliste e këtij edicioni, pasi kualifikimi pas këtij rezultati është një formalitet tashmë.Ëngjëll Hoti dhe Arb Manaj realizuan në pjesën e parë për miqtë ndërsa suksesin e thellë të Trepça ‘89 e vulosën Ardian Muja dhe Lassine Traore me golat e tyre në 7 minutat e fundit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency