Feronikeli mposht dhe parakalon Drenicën
Sfida e hapjes së javës së 22-të të Vala Superligës në Kosovë, ishte ajo mes Feronikeli dhe Drenicës, luajtur mesditën e sotme.
Vendasit arritën të marrin një fitore mjaft të vlefshme, me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Morina, në minutën e 77’.
Me këtë 3-pikësh, Feronikeli ngjitet përkohësisht në vendin e 3-të me 34 pikë, duke parakaluar në renditje edhe Drenicën ,që e mposhti sot.
Takimet e tjera të javës së 22-të, do të luhen të dielën në orën 13:00.



