Feronikeli nis shkëputjen në krye, Drita triumfon në Drenicë
Feroknikeli nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka regjistruar një tjetër fitore këtë pasdite, duke mposhtur në shtëpi skuadrën e ngjitur këtë sezon në IPKO Superliga, KEK-un.
Skuadra nga Drenasi shënoi dy gola që në fillim të sfidës, me Da Silvën në minutën e 12’ dhe Astrit Fazlliun në të 20-ën, duke shndërruar në shumë të lehtë këtë përballje, që e fitoi me rezultatin final 4-1.
Aktualisht Feronikeli kryeson kampionatin kosovar me 23 pikë pas 9 ndeshjesh, ndërsa duhet theksuar se skuadra nga Drenasi ka regjistruar sot edhe fitoren e 7 radhazi.
Drita arriti të rikthehet te fitorja, që i mungonte prej 2 javësh, pasi mposhti me rezultatin 1-2 Drenicën në transfertë, ndërsa me rezultatin minimal 0-1 fitoi edhe Ferizaj në transfertë ndaj Ballkanit.



