Lajme

Feronikeli nuk përmbahet në merkato, merr edhe Gavazajn

Feronikeli vazhdon fushatën e përforcimeve në Vala Superligën e Kosovës. Skuadra nga Drenasi ka bërë një tjetër goditje në merkato duke vënë në dispozicion të trajnerit Sulejman Starova edhe Alush Gavazajn për sezonin e ardhshëm. Ish lojtari i Korabit, Tërbunit dhe Tiranës, ka lënë përfundimisht Lirinë e Prizerenit skuadër me të cilën u aktivizua në sezonin e fundit për të firmosur me Feronikelin. Liria vazhdon të humbasë një nga një lojtarët e saj kryesorë të sezonit të kaluar, ndërkohë që Feronikeli së bashku me Llapin dhe Prishtinën është një nga 3 skuadrat më aktive në merkaton e Vala Superligës së Kosovës.

Pas një sezoni të suksesshëm me klubin, skuadra nga Drenasi ka vendosur që ta mbajë të pasur dhe të fortë mesfushën me mesfushorin Albert Dabiqaj, i cili është bashkuar klubit tonë vitin e kaluar. Cilësia që ka treguar në fushë ka bërë që Dabiqaj, 21 vjeç, të thirret edhe nga Kombëtarja e Kosovës U-21.
Albert Dabiqajt i është vazhduar kontrata, pasi duke qenë i ri në moshë, premton shumë. Më parë ka qenë pjesë e Besës së Pejës, kurse në vitin 2017 i është bashkuar Feronikelit, për ta vazhduar kontratën përsëri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency