Ferran Torres, talenti që po “çmend” klubet big të Europës!
Pavarësisht se merkato është e mbyllur, ylli i Valencias, Ferran Torres vazhdon të jetë një ndër objektivat kryesorë të skuadrave të mëdha të Europës. Juventusi është një prej ekipeve që ka nisur menjëherë punën për të arritur te kartoni i 20-vjeçarit. Janë dy motivet që shtyjnë bardhezinjtë drejt blerjes së mesfushorit, kualiteti teknik dhe situata e kontratës së futbollistit, e cila i skadon në 2021-in dhe për momentin lojtari nuk ka ndërmend të rinovojë me spanjollët. Nëse Torres nuk do të ndryshojë mendim atëherë, klubi nga Mestalla mund të vendosë ta shesë që në merkaton e verës, për të mos e humbur me parameter zero. Italianët për të arritur te kartoni i Ferran Torres më parë duhet të mposhtin konkurencën e Real Madrid, Barcelonas e Atletico Madrid.



