La Liga

Festa e Perezit: Ancelotti më i miri, Benzemasë nuk mund t’ia heqin Topin e Artë

Presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk i mungoi buzëqeshja teksa foli për mediet pas triumfit të “Los Blancos” ndaj Espanyolit, që zyrtarizoi edhe titullin e 35-të kampion të klubit mbretëror.

“Është një kënaqësi e madhe. Plani që bëmë ishte të fitonim La Ligën dhe të fitonim Champions League. E para tashmë është fituar, le të shohim nëse mund ta fitojmë Champions League”.

Topi i Artë për Benzemanë: “Benzema ka qenë në nivel të lartë tani dhe që kur erdhi. Askush nuk do të dyshojë se Topi i Artë i ardhshëm duhet të jetë për Benzemanë. Është më vonesë, duhet ta kishte fituar më herët”.

Titulli i 35-të: “Është një titull i merituar, kemi luftuar shumë, me një trajner të madh si Ancelotti, i cili e njeh klubin dhe çfarë përfaqëson ai. Ne jemi të gjithë shumë të kënaqur. Kjo na jep moral për të mërkurën”.

Rekordi i Ancelottit: Ai i menaxhon më së miri skuadrat e fuqishme. Përvoja e tij e tregon. Kemi bërë gjithçka mirë, me planifikimin e lojtarëve, me gjithçka, dhe mbi të gjitha me Carlo Ancelottin, i cili është më i miri”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency