Premier League

Festa me heqje fanelle kthen Ronaldon para kohe në Manchester

Me dopietën e shënuar në minutat e fundit ndaj Irlandës, Cristiano Ronaldo jo vetëm që i dha fitoren Portugalisë në eliminatore, por shkroi historinë, duke shkuar në 111 gola me fanellën e përfaqësueses, një rekord absolut botëror.

Megjithatë festimi me heqje fanelle në golin e dytë, i kushtoi luzitanit një karton të verdhë, që do ta detyrojë të mungojë në ndeshjen e të martës në transfertën ndaj Azerbajxhanit të Giani De Biasit.

Ata që gëzojnë për kartoni ne verdhë të Ronaldos, janë drejtuesit dhe trajneri i Manchester United, pasi mediat portugeze raportojnë se 5 herë fituesi i Topit të Artë pritet të fluturojë drejt Anglisë që këtë fundjavë, për të nisur më herët përgatitjet me “djajtë e kuq”.

Pritja për Ronaldon është shumë e madhe në “Old Trafford”, aty ku ylli portugez do të rikthehet pas plot 12 vitesh, ndaj për këtë arsye trajneri Santos ka vendosur të mos e mbajë sulmuesin për miqësoren ndaj Katarit dhe t’i japë mundësi të fluturojë sa me shpejt drejt Anglisë.

Cristiano Ronaldo vendosi të ndërpresë bashkëpunimin tre vjeçar me Juventusin në ditët e fundit të gushtit dhe pas shumë zërave që e lidhnin me një transferim te Manchester City, në momentet e fundit zgjodhi të vendosë me zemër dhe iu bashkuar pjesës së kuqe të qytetit, aty ku fitoi gjithçka në periudhën 2003-2009.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency