“Festë dhe kazino”, Pique zbulon çmendurinë te United: Ferguson u xhindos, shkelmoi një karrige!
Gerard Pique është shndërruar në një ikonë të Barcelonës, megjithatë kur ishte në fillimet e karrierës së tij mbrojtësi ka shpenzuar katër vite (2204-2008) te Manchester United. Së fundmi, 35-vjeçari është rikthyer të flasë për kohën e tij te Djajtë e Kuq ndërsa ka veçuar një festë të cilën e organizuan së bashku me shokët e skuadrës për Krishtlindjet në vitin 2007.
Pique thekson se ajo festë e atëhershme, mbetet edhe në ditët e sotme më e çmendura ku ka marrë pjesë ndërsa zbulon edhe nervat e trajnerit Ferguson për shkak të festës.
“Dy apo tre ditë para Krishtlindjeve kishim një festë me shokët e skuadrës. Ishte një ditë e gjatë, u larguam nga stërvitja, por makinat i parkuam në qendrën stërvitore dhe morëm autobuzin. Shkuam në kazino, më pas në një festë dhe sërish kazino. Ditën tjetër u përballëm me nervat e Ferguson, ai po na priste në dhomat e zhveshjes.
Na “dhuroi” një “dush të ftohtë”. Në dhomat e zhveshjes gjendej një karrige alumini, Ferguson e shkelmoi atë dhe nisi të kishte dhimbje, mund ta kishte shkatërruar këmbën. Prej, asaj dite te United hoqën dorë nga festat për Krishtlindje”, u shpreh Pique.



