Festë në “Renzo Barbera”, klubi i njohur italian ngjitet në Serinë B
Palermo vijon të ngjitë shkallët nga viti në vit, teksa sezonin e ardhshëm ka fituar të drejtë n të garojë në Serinë B, duke u afruar ndjeshëm me elitën e futbollit italian, aty ku ka garuar për shumë vite.
Skuadra e drejtuar nga Silvio Baldini ia doli të fitojë në të dy ndeshjet finale të Play Off-it ndaj Padovës, me të njëjtin rezultat 0-1 në transfertë dhe 1-0 në “Renzo Barbera”, ku venetët nuk arritën të bëjnë dot asgjë.
Brunori shënoi golin e vetëm të Palermos mbrëmjen e sotme, duke ekzekutuar saktë një penallti, teksa gjithçka përfundoi për Padovan në minutën e 56’, kur kapiteni Ronaldo mori karton të kuq pasi goditi kundërshtarin.
Pas vështirësive ekonomike dhe falimentit që e çoi në Serinë D për dy sezone, Palermo u ngjit në Serinë C verën e kaluar dhe në B këtë sezon, teksa pritet që vitin e ardhshëm të kërkojë diçka më shumë, pse jo rikthimin në elitën e futbollit italian.



