Featured

Festë në Rrogozhinë/ Egnatia “shkatërron” Korabin dhe siguron Superioren sezonin e ardhshëm (video)

Egnatia do të jetë pjesë e Abissnet Superiore edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa ka fituar bindshëm me rezultatin 2-0 ndeshjen e “Play Off-it” ndaj Korabi në “Egnatia Arena”.

Ndeshja është dominuar në pjesën më të madhe të saj nga rrogozhinasit, të cilët jo vetëm morën rezultatin, por dhuruan edhe një ndeshje të bukur.

Goli i parë dhe i zhbllokimit të rezultatit erdhi në minutën e 16’, kur Delarge do të shënonte golin e parë personal të sezonit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe rastet nga ana e Korabit ishin shumë të pakta krahasuar me ato të vendasve.

Edhe në pjesën e dytë Egnatia do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës. Krasniqi fitoi një penallti në minutën e 78’, e cila u ekzekutua nga Jackson, që e dërgoi topin në rrjetë dhe i dhuroi golin e sigurisë ekipit të tij.

Ndërsa pjesa e dytë është shoqëruar me ndërprerje të shumta për shkak të përplasjeve mes dy skuadrave, që ndalën për disa minuta ndeshjen, e cila u mbyll në fund me 10 minuta shtesë.

Egnatia-Korabi (2-0)

90′-Ndërhyrja e gabuar e Jackson, plas sherri mes dy skuadrave, i cili nisi me Sokol Mziun dhe Ildian Shytin, ndalet për disa minuta ndeshja në Rrogozhinë.

79’-Goool! Jackson shënon nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuron golin e dytë Egnatias.

78′-Ndërhyrje e gabuar ndaj Krasniqit, Egnatia fuiton penallti.

77′-Pedro kërkon të gjejë golin me goditje qendrore, por ndalet nga Mehidri.

70′-Egnatia shumë pranë golit të dytë, por Jackson gabon në momentin e fundit.

59’-Pedro godet nga distanca dhe kërkon të gjejë golin, por ndalet nga Mehidri.

51’-Tifozët festojnë me tymuese, ndalet për pak momente ndeshja në “Egnatia Arena”.

 

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Egnatia-Korabi

Mbyllet pjesa e parë e Egnatia-Korabi, rrogozhinasit mbajnë avantazhin.

30’-Demir Imeri godet topin gjatë një rrëmuje në portën e Mehidrit, por nuk e dërgon dot topin në rrjetë.

26’-Levendi afron topin në zonë për Imerin, por ky i fundit nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

23’-Marku kërkon të gjejë golin e barazimit duke goditur nga distanca, por e dërgon topin shumë larg.

20’-Disha kërkon të gjejë barazimin me një goditje qendrore, por ndalet nga Bruno Puja.

16’-GOOOL! Delarge kalon në avantazh Egnatian, pas një goditje këndi 31-vjeçari kalon mbrojtjen dhe e dërgon topin në rrjetë.

15’-Delarge tenton të gjejë golin me goditje nga distanca, por Mehidri reagon mjaft mirë dhe e ndal.

11’-Pedro Augusto shumë afër golit, por e dërgon topin mbi portë.

Nis sfida Egnatia-Korabi, “Play-Off” për një vend në Superiore

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krivanjeva, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Levendi, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro.

Trajner: Zekirija Ramadani

Korabi: Mehidri, Joti, Paplekaj, Sefgjinaj, Disha, Çutra, S.Mziu, Raza, Geci, Marku, Dragoj

Trajner: Donald Mziu

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti

Asistentë: Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha

Arbitër i katërt: Kreshnik Cjapi

VAR: Kridens Meta

AVAR: Rejdi Avdo

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency