Angli

Festoi golin e Ronaldos, Antony: Ai më flet shumë, po mundohem t’i “vjedh” mentalitetin

Antony shoqëroi Cristianon në festën e golit të dielën e kaluar, kur sulmuesi portugez ndryshoi “Siuu”-në e zakonshme për një simulim të gjumit, festë që lidhej me mënyrën si CR7 fle.

Duke folur për mediet britanike për marrëdhënien me portugezin, Antony deklaroi se Ronaldo e ka ndihmuar shumë.

“Që kur kam ardhur, Cristiano më ka ndihmuar shumë të ndihem rehat. Ai flet shumë me mua. Ai gjithmonë më thotë se duhet të jem i qetë dhe i sigurt. Ai ka kaluar shumë si futbollist dhe unë duhet të mësoj prej tij çdo ditë. Ndihem shumë me fat që një person kaq me përvojë na mëson gjëra të rejave çdo ditë,”- tha ai.

Më tej Antony ka rrëfyer karakteristikat e Cristianos që e kanë befasuar më shumë.

“Mentaliteti i tij është shumë i fortë dhe ai është shumë inteligjent. Mentaliteti i tij për të ndjekur dhe menduar për ndeshjen e ardhshme është diçka që unë po përpiqem ta asimiloj dhe të qëndroj me të për pjesën tjetër të jetës sime”,- shpjegoi braziliani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency