Serie A

Festojnë Kumbulla dhe Rrahmani, portieri i mohon golin Dermakut

Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani fitojnë dalin fitues përballë Kastrioti Dermakut në sfidën Parma-Verona 0-1, që mund të konsiderohet edhe një derbi shqiptarësh.

Të tre futbollistët shqiptarë luajtën titullarë në këtë përballje, Kumbulla e Rrahmani te Verona e Dermaku te Parma, por në fund gëzuan mbrojtësit e skuadrës mike, që u kthye te suksesi pas dy humbjeve radhazi.

Ndeshja u vendos nga një supergol i Lazovic, i shënuar në minutën e 10-të. Kujtojmë që 19-vjeçari Kumbulla u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 26-të për ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit ndërsa në fund të pjesës së parë pati një rast të mirë me kokë, por pa mundur të mposhtë portierin Sepe.

I pafat Dermaku në minutën e 71-të, pasi goditja e tij me kokë u prit mrekullisht nga portieri Marco Silvestri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency