Kupa e Gjermanisë

Feston si i “çmendur” dhe dëmtohet, Favre shpjegon arsyen!

Ndodh edhe kështu, të dëmtohesh në momentin e festimit të një goli. Diçka e tillë ka ndodhur me trajnerin e Borussias së Dortmundit Lucien Favre i cili pësoi një dëmtim në këmbë në këmbën e majtë pasi fluturoi nga gëzimi në momentin që Julian Brandt shënoi golin e dytë në sfidën e Kupës së Gjermanisë mes Borussias së Dortmundit dhe Borussia Moenchengladbach i cili përmbysi shifrat në favor të verdhezinjëve të cilët fituan 2-1 dhe u kualifikuan në raundin tjetër. Episodin që ndodhi e shpjegoi vetë trajneri Favre, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.” Kam pësuar një lëndim në një ligament dy ditë më parë në stërvitje por e harrova këtë fakt në momentin e festimit të golit”, deklaroi trajneri zviceran i Dortmundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency