Eredivisie

Feyenoord e nis me fitore, mposht Twente

Kampionët e Feyenoord e nisën me fitore Eredivisie duke mundur 2-1 Tventen në javën e parë. Në “De Kuip”, roterdamasit e dominuan ndeshjen dhe pse rezultati në fund ishte i ngushtë. Feyenoord gjeti golin e epërsisë në minutën e 23-të kur Jorgensen shënoi nga fare pranë.Tvente që përgjithësisht u kufizua në një lojë mbrojtëse mundi të barazonte shifrat në të 37-tën me Jensen që me një goditje të fortë në hyrje të zonës dërgoi topin në trekëndësh.

Fitorja e vendasve erdhi vetëm në pjesën e dytë kur Feyenoord po e dominonte kundërshtarin dhe në momentin më të mirë mori dhe epërsinë për herë të dytë në ndeshje me anë të Berghuis që nga fare pranë goditi saktë me kokë një harkim të Toornstra duke i dhënë dhe fitoren të tijve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency