Eredivisie

Feyenoord ngec në shtëpi ndaj Emmen të vendit të fundit!

Vazhdojnë luhatjet për Feyenoord në Eredivisie. Skuadra e Dick Advocaat u  ndal nga Emmen i vendit të fundit në një barazim 1-1, në një ndeshje të luajtur disi më mirë nga skuadra nga Roterdami por që në fund doli me vetëm 1 pikë. Pikë historike kjo për Emmen që për herë të parë në histori nuk u mund në De Kuip. Goli i Kokcu në pjesën e parë krijoi iluzionin e një fitoreje të thjeshtë për Feyenoord, por një penallti e akorduar me VAR dhe e kthyer në gol nga de Leeuw i dha një pikë të rëndësishme Emmen-it në garën për mbijetesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency