Eredivisie

Feyenoord nuk fal Nac Bredan, shkëlqen Van Persie

Festival golash në sfidën mes Feyenoord-Nac Breda. Skuadra nga Roterdami regjistroi fitoren e tretë rradhazi në kampionat, duke rrëmbyer vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Van Persie i dha epërsinë vendasve në minutën e 24-t, ndërsa Nijholt riktheu baraspeshën. Mesfushori u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 34-t.  Në pjesën e dytë Feyenoord mori situatën nën kontroll duke shënuar edhe dy herë të tjera. Gjithçka nisi nga kapiteni Van Persie, portieri Van Ler i dha prekjen e fundit topit duke i dhënë avantazhin vendasve, gjithsesi sulmuesi 35-vjeçar gjeti golin e dytë personal në minutën e 72-të. Protagonist u shfaq edhe Toni Vilhena me golin e 4-1 në minutën e 78-të. Goli i Te Vrede që ngushtoi shifrat në të 81-ën i shërbeu vetëm në aspketin personal ishit të Feyenoordit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency