Feyenoordi kthen Dirk Kuyt në krah të Stam
Feyenoordi i sezonit të ardhshëm vijon të marrë formë. Pak ditë pas zyrtarizimit të Jaap Stam në krye të skuadrës, duke filluar nga qershori, klubi holandez njoftoi një tjetër emër të rëndësishëm në stafin teknik. Bëhet fjalë për ish-lojtarin legjendar të skuadrës, Dirk Kuyt, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur sezonin e kaluar.
Kuyt do të jetë asistenti i Stam, çka shënon edhe hapat e parë të karrierës si trajner, fillimisht zëvendës dhe më vonë sigurisht me synimin për të marrë ai në dorë një ditë drejtimin e klubit të tij të zemrës.



