Feyenoordi ndëshkon PSV-në, Berghuis realizon tregolësh
Feyenoordi i Roterdamit i shkakton humbjen e katërt sezonale PSV Eindhovenit në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 17-të të Eredivisie. 3-1 për ekipin e drejtuar nga Dick Advocaat përfundoi kjo sfidë, e cila mban vulën e Steven Berghuis, i cili realizoi të tre golat e Feyenoordit, duke marrë topin në shtëpi, ndërsa goli i Pereiros (i sapofutur në lojë) në minutën e 84-t erdhi shumë vonë, pas PSV Endhoveni nuk pati më kohë në dispozicion për të kthyer rezultatin.
27-vjeçari Berghuis golin e parë e realizoi në minutën e 19-të, ndërsa dy rrjetat e tjera (34’, 64’) i shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.



