Lajme

FFK shpërndan topa cilësorë për të gjitha ligat e futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës kishte bërë plan para disa kohësh që t’u shpërndante topa profesionalë të gjitha klubeve elitare, Ligës së Parë dhe grupmoshave të reja me qëllim të mbështetjes së klubeve të futbollit dhe kështu ndodhi. Klubeve nga Superliga iu ndanë nga 10 topa, kurse atyre të Ligës së Parë nga pesë. Zyrtarëve të klubeve iu dorëzuan topat nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Presidenti Agim Ademi tha se kjo nuk është ndonjë ndihmë e madhe, por se janë duke u përpjekur që të bëjnë një top unik për tërë ligën dhe beson që shpejt do të kalojë në një markë të pastër të FFK-së.

Presidenti Ademi nuk i la mënjanë as klubet e  Ligës së Parë, pasi FFK është interesuar që ta forcojë këtë ligë edhe për faktin se konsiderohet boshti kryesor i garave.

Krejt në fund njeriu i parë i futbollit kosovar premtoi mbështetje maksimale edhe për klubet e Ligës së Dytë, pasi, sipas tij, e konsideron të pjesë të rëndësishme të futbollit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency