“FIFA dhe UEFA gabuan me Rusinë”, Lucescu: Sporti kulturë, s’ka lidhje me luftën
Mircea Lucescu e ka kritikuar fort vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, por trajneri rumun, i cili drejton Dinamon e Kievit prej verës së vitit 2020, nuk është dakord me përjashtimin e kombëtares dhe ekipeve ruse nga kompeticionet ndërkombëtare.
Vendimet u miratuan nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverive botërore dhe evropiane të futbollit.
“Unë mendoj se sporti nuk ka lidhje fare me politikën dhe ekonominë. Sporti është kulturë, në Rusi kanë nevojë të qëndrojnë të gjallë. Njerëzit kanë nevojë për emocione.
Nuk jam dakord me heqjen e të drejtës së sportistëve rusë për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Ata nuk kanë lidhje me luftën që po bëhet në Ukrainë, sporti vetëm mund të ndihmojë.
Kjo luftë do të përfundojë në një moment dhe jeta vazhdon. Sporti është shumë i rëndësishëm, mund të ndihmojë edhe fëmijët”, deklaroi 76-vjeçari nga Bukureshti.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



