Futboll

FIFA, ndihmë futbollistëve ukrainas, mund të firmosin edhe jashtë periudhës së transferimeve

FIFA u ka dhënë mundësinë lojtarëve ukrainas të firmosin kontrata të reja pa pritur përfundimit e sezonit dhe hapjen e merkatos së verës. Lojtarët ukrainas që arrijnë të largohen nga vendi do të mund të “regjistrohen në një klub tjetër”, anëtare të çdo federate, edhe pse jashtë afatit.

Megjithëse është shpallur një mobilizim i përgjithshëm dhe meshkujt e moshës 18 deri në 60 vjeç duhet apriori të qëndrojnë në Ukrainë, futbollistët që arrijnë të largohen do të kenë mundësi të nënshkruajnë në çdo kohë. Çdo klub do të jetë në gjendje të presë jo më shumë se dy futbollistë ukrainas.

Javën e kaluar, Byroja e Këshillit të FIFA-s kishte pezulluar kontratat e lojtarëve dhe trajnerëve të huaj të punësuar në ligat ruse dhe ukrainase deri në fund të sezonit. Qëllimi është që të “lehtësohet largimi” i të gjithë atyre që nuk kanë gjetur marrëveshje me klubet e tyre, shpjegoi organizmi botëror. Prandaj, ata do të kenë “të drejtën të prishin në mënyrë të njëanshme kontratën e punës” deri më 30 qershor 2022 dhe do të mund të angazhohen në një ligë tjetër, jashtë periudhave të transferimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency