“Fiks për filozofinë tonë”, Bayerni rinovon me sulmuesin e Kombëtares
Ndërkohë që ka shitur Robert Lewandowskin te Barcelona, Bayern Munich ka rinovuar kontratën me Serge Gnabryn, një lojtar tepër i rëndësishëm për ekipin e Julian Nagelsmann. 27-vjeçari kishte edhe një vit kontratë, teksa me akordin e ri do të jetë pjesë e kampionëve të Gjermanisë deri në verën e vitit 2016.
“Është një lehtësim i madh që gjithçka u finalizua me rinovim. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që do qëndroj këtu. Po pres me padurim të nis sezonin e ri me ekipin, jam shumë i lumtur“, deklaroi Gnabry. Rreth rinovimit të sulmuesit të krahut foli edhe Oliver Kahn, CEO i rekordmenëve të futbollit gjerman.
“Ne jemi shumë të kënaqur. Ai është në moshën perfekte, përshtatet me filozofinë tonë për të mbajtur lojtarët këtu për një kohë të gjatë dhe mund të shënojë shumë gola. Më bën të lumtur fakti që kam një lojtar të tillë në skuadër”, u shpreh drejtuesi i Bayernit.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



