Futboll

Fiksimi i Andrea Pirlos, synon të marrë në Turqi ish-lojtarin e Milanit

Andrea Pirlo mori drejtimin e Karagumruk në muajin qershor. Ish-mesfushori i madh italian, firmosi për një vit me klubin e Superligës turke.

Karagumruk humbi dy takimet e para në kampionat, por në fundjavë erdhi suksesi i parë pas triumfit 4-1 ndaj Ankaragucu.

Pirlo po pret një përforcim të fundit nga merkato dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin Simone Verdin, i cili është pranë largimit nga Torino.

Mesfushori ofensiv e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Salernitana, ndërkohë që tani është gati të transferohet në Turqi.

Pirlo e vlerëson shumë 30-vjeçarin, i cili numëron 4 ndeshje me kombëtaren e Italisë, ndërkohë që më parë ka provuar të veshë edhe fanellat e Milanit e Napolit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency