Fiksimi i madh i presidentit të klubit italian, ëndërron Cesc Fabregas
Cesc Fabregas mbylli aventurën me Monacon. 3 vite e gjysmë kaloi mesfushori spanjoll në Principatë, ndërkohë që tani ka dalë lojtar i lirë dhe po studion opsione të ndryshme.
Sirenat nga Italia nuk mungojnë, aty ku e kërkon Sampdoria. Presidenti i klubit xhenovez, Antonio Romei është një admirues i madh i Fabregas dhe po drejton vetë bisedimet me të.
Mesfushori i njohur ka luajtur 833 ndeshje në karrierë. Fabregas ka luajtur me klube si Barcelona, Arsenal dhe Chelsea, duke fituar 13 trofe. Ndërkohë, me Spanjën ai fitoi Kupën e Botës (2010) dhe dy herë Europianin (2008,2012).
Sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Serie A. Tifozët e Sampdoria kanë nisur të ëndërrojnë firmën me të, ndërkohë që presidenti po bën të pamundurën për ta bindur.



