Serie A

“Filmi” përsëritet, Mazzarri mposht Spallettin, Icardi harron “shijen” e golit!

Një film i parë dhe i riparë. Me Luciano Spallettin në stol Interi e ka të pamundur të fitojë ndaj Sassuolos por edhe ndaj Torinos, dy skuadra që janë kthyer në macen e zezë të zikaltërve. Në mënyrë identike si një vit më parë, Interi bëri lojën në stadiumin Olimpico të Torinos por në fund fitoi skuadra Granata me rezultatin 1-0, me zikaltrit që u larguan duarbosh nga kjo transfertë delikate. Një vit më parë ishte Ljajic me një kundërsulm në të 36-ën që ndëshkoi zikaltrit ndërsa këtë vit këtë fat e kishte qëndërmbrojtësi Izzo që në minutën e 35-të përfitoi nga një krosim i ardhur nga këndi dhe një parabol me kokë la të palëvizuar Handanovic që ishte pozicionuar keq në momentin e golit.

Kaq mjaftoi që Torino e Mazzarrit të merrte një tjetër fitore identike si një sezon më parë ndaj Interit. Paaftësi e Spallettit apo fati i keq kjo mbetet për t’u parë, por 4 ndeshje ndaj Torinos dhe 4 të tjera ndaj Sassuolos në këto dy sezone dhe asnjë fitore, tregojnë që Luciano Spalletti nuk është një trajner fitues dhe ndoshta nuk meriton të jetë në drejtimin e një skuadre të madhe si Interi. Tifozët zikaltër me siguri pas kësaj sfide kanë kryqëzuar gishtat që në fund të sezonit Spalletti të marrë valixhet dhe në drejtimin e skuadrës të rikthehet ai, njeriu i tripletës së famshme Jose Mourinho. Ëndërr apo e vërtetë mundësitë ekzistojnë dhe kushtet janë ideale që Special One të rikthehet aty ku e duan vërtetë. Sfida nisi mirë për Interin që për shkak të problemeve me dëmtimet apo edhe pakënaqësive në skuadër zbriti në fushë me skemën 3-5-2 eksperiment ky i Spallettit, me Lautaro Martinez në kopje me kapitenin Mauro Icardi dyshe që gjithsesi nuk funksionoi. Ishte pikërisht talenti argjentinas që humbi një rast të artë në minutat e para, ndërsa portën e Sirigu e tentuan edhe Icardi e D’Ambrosio.

Në momentin më të mirë të Interit, Torino shënoi me Izzon dhe ndeshja mori një tjetër rrjedhë. Në pjesën e dytë as hyrja në fushë e Nainggolan nuk solli ndonjë gjë të re me mesfushorin belg që aktualisht duket si një mish juaj në skuadrën e Spallettit pas është tërsërisht jashtë forme duke humbur dhe një shans ideal në minutën e 69-të. Në të 70-ën për të freskuar disi sulmin Spalletti aktivizoi Politanon që vuante nga një problem dhe kjo ishte arsyeja që nuk e nisi sfidën si titullar, por as përpjekjet e ish lojtarit të Sassuolos që fillimisht krijoi iluzionin e golit me një goditje nga larg, nuk ndryshuan fatet e kësaj sfide madje Politano e mbylli ndeshjen para kohe pasi në të 85-ën u ndëshkua me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit.

Në këto dy sfida që Interi duhet të përfitonte nga përballjet e rivalëve direktë për zonën Champions, zikaltrit morën vetëm një pikë duke humbur terren dhe tashmë kanë vetëm 5 pikë avantazh nga vendi i 4-ët. Kjo vjen si rrjedhojë edhe e thatësirës që ka përfshirë kapitenin Icardi që ndryshe nga sezoni i kaluar këtë vit ka realizuar më pak se gjysmën e golave në kampionat krahasuar me vetëveten(9 në 21 javë, 3 me penallti) dhe nuk realizon me aksion që nga dy dhjetori në sfidën ndaj Romës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency