Merkato

Filozofia nuk ndryshon, Partizani vazhdon t’u besojë të rinjve, priten dy emra “big”!

Përforcime në mesfushë, ambicie të mëdha për sulmin dhe mbrojtjen, një dëshirë e jashtëzakonshme për ta bërë 2019-ën vitin e tyre, por ka diçka te Partizani që nuk ndryshon. Strategjia për ti besuar të rinjve në bazë të një projekti largpamës që nuk fokusohet vetëm te objektivat më të afërt. Dy përforcimet e fundit të zyrtarizuar tashmë nga klubi e dëshmojnë: Fatjon Jusufi 23-vjeç, Alesio Hyseni 22-vjeç, të dy me kontrata më shumë se një vjeçare me opsion rinovimi, nëse shpërthejnë me fanellën e kuqe kush i dëshiron nuk mund t’i marrë gratis. Skënder Gega ndërkohë ka provuar se di të marrë më të mirën prej tyre, siç ka bërë deri më tani me të rinjtë që ka gjetur apo ka sjellë në skuadër,duke bërë që të evidentohen dhe të rritet vlera e tyre, një aftësi që në botën moderne konsiderohet si ndër karakteristikat më të pëlqyera të një trajneri.

Gjithsesi janë vetëm preludi i merkatos, është e destinuar të vazhdojë, për të arritur te titulli duhet dhe eksperienca dhe emrat që dalin në skenë janë vërtet sugjestionues, flitet për Ruben Ligeon, mbrojtës i djathtë, ish lojtar Ajaksit dhe që ka luajtur me disa skuadra në Eredivisie, nevoja apo fiksimi i madh sulmi, këtu emri që paralelizohet orët e fundit me merkaton e kuqe, është ai i qendërsulmuesit. Kuame Karikari është sugjestioni i fundit, lojtar që ka shëtitur në kampionate të rëndësishëm, Suedi, Turqi, Ukrainë dhe së fundmi pjesë e Neftci Baku në Azerbajxhan. Ndonjë problem me emrin? Kur Kaka shkonte te Milani nga Brazili. Moggi, atëkohë drejtues i Juves shprehej me batutë, nuk mund të merrnim një lojtar me një emër të tillë. Shpejt u bë pishman, por te Partizani Moggin askush nuk do ta kujtojë më, e tashmja me kursin e ri është shumë më rezultative, e ardhmja sigurisht më joshëse dhe premtuese, sidomos kur beson te të rinjtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency