“Finale me Zoryan, ky lojtar i Romës më ka surprizuar! Abraham? Golat do vijnë”
Roma siguroi një fitore të vuajtur dhe tepër të vështirë ndaj Genoas në transfertë, me tre pikët që erdhën falë dygolëshit të talentit Felix.
Kampionati duhet harruar për disa momente, pasi verdhekuqtë luajnë nesër një ndeshje vendimtare në Conference League, aty ku renditen në vend të dytë në grupin C me 7 pikë, një më pak se Bodo/Glimt kryesues dhe një më shumë se Zorya.
Skuadra e Jose Mourinhos pret Zorya Luhansk në “Olimpico” (25 nëntor, 21:00). Fitorja ndaj ukrainasve sjell kualifikimin në raundin tjetër, teksa “Special One” analizoi duelin e ditës së enjte në konferencën për shtypin.

“Nëse fitojmë kualifikohemi, nëse humbasim jemi jashtë. Barazimi lë të hapur çështjen e kualifikimit, teksa do e kemi gjithçka në dorën tonë në sfidën e fundit.
Do të jetë një finale si për ne dhe për ata. Do të jetë e vështirë të vazhdojmë me muaj të tërë për të vazhduar përpara në kampionat dhe Conference League, por është një problem që na pëlqen ta kemi”.
Trajneri portugez foli edhe për situatën në ekipin e tij, duke e nisur me Nicolo Zaniolon. “Nuk pres ndonjë gjë të veçantë nga Zaniolo, pres gjithçka nga skuadra.
Fituam si skuadër në Xhenova, kjo është mënyra e duhur për të vazhduar përpara. Rui Patricio? Do të luajë nesër. Nuk është se Rui është një nga portierët më të mirë të kampionatit, jemi ne vijojmë të jemi një nga skuadrat me performancat më të mirë në mbrojtje”.
Në fund një koment për Tammy Abraham dhe muajt e parë si trajner i Romës. “Jam i kënaqur me të. Sigurisht që kur je pjesë e një skuadre që krijon shumë raste për gol dhe ka filozofi loje sulmuese, zakonisht ke mundësi të shënosh më shumë.

Tammy bën një punë të madhe për skuadrën dhe ndihmon shumë në krijimin e lojës, kështu që mungesa e golit nuk është një problem për mua. Jam i lumtur edhe për punën që bën në fazën mbrojtëse.
Më duket sikur është bërë më shumë lojtar skuadre, një cilësi që nuk e ka pasur më parë. E nisi mirë dhe fort, por tani ka një rënie të lehtë, por nuk jam i shqetësuar për momentin pasi do të vijnë edhe golat e tij.
Roma? Tani i njoh lojtarët më mirë se në fillim. Nuk mendoja se El Sharaawy do të luante kështu si po luan, është përmirësuar si futbollist. Disa lojtarë nuk i njihja, por po mësoj shumë prej tyre”, përfundoi Jose Mourinho.



