Tenis

Basti i “armiqve” para finales: Kush fiton, paguan darkën…, jo, shkojmë në disko e çmendemi

Novak Djokovic dhe Nick Kyrgios, dy armiq të përbetuar deri pak muaj më parë, janë afruar më shumë me njëri tjetrin falë mbrojtjes që tenisti i lindur në Canberra i bëri serbit gjatë ndalimit të tij në Australi për shkak të mosvaksinimit.

Dy finalistët e këtij edicioni të Wimbledonit janë takuar sot në kodrat e “Aorangi Park” (aty ku fansat e tenisit, pa bileta, mblidhen për të ndjekur ndeshjet) dhe mes tyre nuk kanë munguar batutat.

Fituesi i 20 titujve Grand Slam iu drejtua australianit: “T’u deshën pesë vjet për të thënë diçka të mirë për mua”. Përgjigjja e Kyrgios ishte e menjëhershme: “Të mbrojta kur kishte rëndësi”. Biseda përfundoi me “Nolen” duke tundur kokën: “Është e vërtetë, e bëre dhe unë e vlerësoj”.

Kyrgios më vonë e pyeti rivalin e tij në rrjetet sociale nëse ata ishin tashmë miq. Serbi më pas e sfidoi me një bast: kush do të fitojë finalen, do t’i paguajë darkën rivalit. Përgjigjja e australianit ishte e menjëhershme: “Shkojmë në një disko dhe çmendemi”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency