Finalja e Kupës së Sunday League, Prestige dhe Dussel në kërkim të trofeut
Prestige dhe Dussel janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në futbollin amator 9X9 në Sunday League. Këtë të premte u zhvilluan dhe dy gjysmëfinalet e këtij komepticioni.
Ekipi i Dussel arriti që të mundë skuadrën e ATS me rezultatin 2-1. Golat e Mehaj dhe Bakiut e bënë të pavlefshëm realizimin e Reinaldo Kalarit. Në gjysmëfinalen tjetër, skuadra e Prestige iu fal realizimeve të Hysenbelliut dhe Kurpalajt, të cilët i dhanë të drejtën e kalimit për në finale skuadrës së tyre.
Si Dussel ashtu dhe Prestige, kanë treguar një formë mjaft të mirë e tashmë janë vetëm një hap larg trofeut në këtë kompeticion. Finalja e Kupës së Shqipërisë në Sunday League, do të luhet në datën 21 shkurt në orën 20:00 dhe do keni mundësinë për ta ndjekur në ekranin e Super Sport.
Vit pas vitit një event i tillë po sjell rritjen e interesit të të rinjve, por dhe ish-futbollistëve, të cilët e shohin si një mundësi jo vetëm për të mbajtur trupin në formë,. por dhe për tu argëtuar e për të mbajtur ende emocionin e lojës më popullore në planet.



