Futboll

Finalja e Play-Off për Katar 2022, Polonia humbet sulmuesin para Suedisë

Polonia dhe Suedia do të diskutojnë mbrëmjen e së martës një biletë për në Botërorin e Katarit teksa luajnë finalen e Play-Off. Kombëtarja polake u kualifikua pas skualifikimit të Rusisë nga kompeticioni, ndërsa ajo suedeze eliminoi Republikën Çeke me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë.

Ndërkohë, një lajm shumë i keq ka mbërritur për kombëtaren e Polonisë e cila duhet ta luajë finalen pa sulmuesin Arkadiuzs Milik, i cili ka pësuar një dëmtim në miqësoren ndaj Skocisë dhe nuk mund të jetë në listën e të grumbulluarve.

Në vendin e tij pritet të aktivizohet Adam Buksa, ndërsa Milik konsiderohet një humbje e madhe për polakët pasi në këtë sezon ka gjetur vazhdimësinë me Marseille në Francë, duke shënuar edhe shtatë gola në 19 paraqitje. Ndërkaq, edhe Robert Leëandoëski shqetëson Poloninë pasi edhe 33-vjeçar mori një goditje ndaj Skocisë. Gjithsesi, sulmuesi duhet t’ia dalë me patjetër të jetë në fushë, edhe pse nuk është në maksimum.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency