Finalja e US Open, Danil Medvedev-Rafael Nadal
Do të jetë Danil Medvedev-Rafael Nadal finalja e madhe e Us Open. Tenisti rus në gjysmëfinalen e këtij turneu e pati të thjeshtë të triumfonte përballë bullgarit Grigor Dimitrov me rezultatin e përgjithshëm me sete 3-0. Sfida zgjati plot 2 orë e 40 minuta. Seti i pari përfundoi në favor të Medvedev dhe u vendos me “tie break”. Në setin e dytë Dimitrov provoi të reagonte, por edhe një herë ishte kundërshtari i tij i cili u tregua më i saktë, duke fituar setin në shifrat 6-4. Ne setin e tretë dhe të fundit përfundimi ishte sërish i njëjtë, tenisti rus ia doli të fitonte në shifrat 6-3.
Gjysmëfinale e vështirë për Nadal kundër Mateo Berretinit, me italianin që u mposht 3-0. Seti i parë rezultoi së më i vështiri për Nadal, pasi u desh “tie brek” për të përcaktuar fituesin. Në dy setet e tjera italiani Berretini ishte totalisht i pafuqishëm për të vënë në vështirësi kundërshtarin e tij. Nadal fitoi setin e dytë në shifrat 6-4, ndërsa i treti 6-1.
Finalja US Open, Medvedev Nadal do të luhet më datë 8 shtator, në orën 22:00.



