Fiorentina e Lazio, barazim “vrasës” për objektivat përkatëse
Fiorentina dhe Lazio ndanë nga një pikë, falë barazimit 1-1 të arritur në “Artemio Franchi”, rezultat që për hir të së vërtetës, nuk i shërben asnjërës prej skuadrave.
Bardhekaltrit e Simone Inzaghit kaluan të parët në avantazh, pasi Ciro Immobile shënoi një supergol, me një goditje nga distanca. Fiorentina reagoi në pjesën e dytë, duke rikthyer baraspeshën me golin e shënuar nga Luis Muriel, që shfrytëzoi një zbritje të shpejtë të vendasve.
Ky rezultat minimizon shpresat për një vend në zonën Champions, për Lazion e Inzaghit dhe për një vend në zonën e Europa Leagues për Fiorentinën, ndërsa skuadra vjollcë humbi sot edhe sulmuesin Federico Chiesa, i cili pësoi një dëmtim.



