Serie A

Fiorentina ka “harruar” si fitohet, humb ndaj Sassuolos dhe vërshëllehet nga publiku

Fiorentina vijon të jetë në një krizë rezultatesh dhe as ndryshimi në pankinë, ku Montella zëvendësoi të dorëhequrin Pioli, nuk ka ndihmuar për të dalë nga kjo situatë.

Skuadra vjollcë u mposht sot nga Sassuolo me rezultatin minimal 0-1 në “Artemio Franchi”, duke shkuar në 13 ndeshje radhazi pa fitore, 11 prej të cilave në kampionat dhe 2 në Kupën e Italisë.

Fitorja e fundit e Fiorentinës daton më 17 Shkurt, kur triumfonte në transfertën ndaj Spalit me rezultatin 1-2, ndërsa e fundit në shtëpinë e saj ka qenë më 30 janar në Kupën e Italisë, kur mposhtte Romën me rezultatin e thellë 7-1.

Për kronikë, ndeshja e sotme u vendos nga një gol i shënuar nga sulmuesi Domenico Berardi, i cili shfrytëzoi maksimalisht një asist të Sensit, ndërsa Fiorentina shpërdoroi një mundësi për të barazuar, teksa Veretout humbi një 11-metërsh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency