Conference League

Fiorentina rikthehet në Europë pas 5 sezonesh, siguron kalimin në grupe

Fiorentina rikthehet në Europë pas 5 sezonesh. Klubi italian ia doli të kualifikohet në grupet e Conference League, pasi ruajti një barazim pa gola në transfertën ndaj holandezëve të Twentes.

Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiani fitoi 2-1 ndeshjen e parë në “Artemio Franchi” dhe ia doli të kualifikohet në fazën e grupeve, pavarësisht se vuajti jo pak në transfertën holandeze.

Siguroi kalimin në grupe edhe Baseli, që mposhti 2-0 bullgarët e CSKA-së së Sofies, teksa kishte fituar 0-1 edhe në sfidën e parë në transfertë.
Skuadra të tjera të njohura, që kanë siguruar kalimin në grupet e Conference League, janë anglezët e West Ham, si dhe gjermanët e Koln.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency