Serie A

Fiorentina synon ringritjen, bën pazar te Empoli

Sezoni që u mbyll ishte një nga më të dobëtit për skuadrën e Fiorentinës gjatë viteve të fundit. Një sezon i tillë kërkon të hidhet menjëherë pas krahëve nga drejtuesit e rinj të klubit, të cilët pritet të bëjnë një mini revolucion sa i përket skuadrës për sezonin e ardhshëm. Fiorentina është në kërkim të emrave cilësorë për përforcimin e skuadrës dhe një prej tyre është edhe Ismael Bennacer. Mesfushori i Empolit do të largohet me siguri, pasi klubi i tij ra në Seria B kjo duke parë edhe ofertat e shumta që kanë mbërritur për të. Algjeriani ishte një nga më të mirët në sezonin e kaluar, ndërkohë që drejtuesit e Fiorentinës janë gati të paguajnë 10 milionë euro për lojtarin, që pëlqehet shumë edhe nga Lyon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency