Angli

Firma një hap larg, Chelsea rikthen në Premier League sulmuesin e Barcelonës

Chelsea është një hap larg transferimit të Pierre Emerick Aubameyang. Londinezët po vuajnë të sigurojnë një sulmues në këtë merkato dhe së fundmi janë bindur të nënshkruajnë me gabonezin që në këtë sezon përfundoi jashtë planeve të Barcelonës së trajnerit Xavi Hernandes.

Së fundmi, tratativat kanë qenë intensive dhe pritet që në vijim të arrihet akordi për një shifër që varion nga 15-25 milionë paund teksa edhe vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij mbi një lëvizje të mundshme.

Kështu, 33-vjeçari pritet të rikthehet në Premier League pas eksperiencës që pati në radhët e Arsenal, ndërsa te Chelsea pritet t’i ofrohet menjëherë statusi i titullarit në 11-tëshen e trajnerit Thomas Tuchel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency