Kategoria Superiore

Firmos edhe sulmuesi shkodran me “Djemtë e Detit”

Kjo e shtunë ka rezultuar një dite intensive në zyrat e Teutës së Durrësit. Klubi durrsak, pas zyrtarizimit të Aleksit, që vjen nga Luftëtari, ka njoftuar edhe firmën me sulmuesin shkodran, Arlind Kalaja, që bëhet kështu afrimi i pestë për “Djemtë e Detit” që nga nisja e përgatitjeve për Europa League.

Kujtojmë që Kalaja gjatë sezonit të kaluar ka luajtur me Kukësin gjatë dy fazave të para e më pas me Kastriotin e Krujës, që pavarësisht se bëri të pamundurën gjatë dy fazave të fundit për të mbijetuar, nuk mundi ta arrinte këtë objektiv.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency