Kategoria Superiore

Firmosi për 1 vit, Kamza zyrtarizon Nuredin Orelesin

Skuadra e Kamzës prej pak kohësh kishte arritur marrëveshjen me Nuredin Orelesin, një lojtar me shume eksperiencë në Kategorinë Superiore pasi ka luajtur me Dinamon dhe Skënderbeun, ndërsa gjatë sezonit të kaluar ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Këtë të premte, 29-vjeçari u prezantua zyrtarisht me ekipin nga periferia e kryeqytetit, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e Devollit.

Orelesi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe në varësi të formës fizike mund të aktivizohet edhe në përballjen e radhës me Partizanin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency