Firmosi për një vit, Kukësi prezanton Gëzim Krasniqin
Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Rabotnickit, ndërsa deri në janar 2018 ka qenë pjesë e Partizanit, ku ka luajtur për disa vite. Ai ka nënshkruar me klubin verilindor kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit. Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi gjatë sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar.
Kavajasi iu bashkua nënkampionëve menjëherë pas largimit të Albi Allës, që nëshkroi me Flamurtarin. Ai është projektuar për të luajtur krah kapitenit Ylli Shameti në qendër të mbrojtjes.




