Eredivisie

Fitoi tripletën me Interin, vetofrohet për të marrë vendin e lënë bosh nga Overmars

Pas skandalit të Marc Overmars, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht koleget e tij tek Ajaxi, emra të ndryshëm kanë dalë në skemë për detyrën e drejtori sportiv të klubit nga Amsterdami.

Pas Clarence Seedorf, një nga të fundit që u përmend për të marrë detyrën e të dorëhequrit Overmars është një tjetër ish i klubi holandez: Wesley Sneijder. Ai vetë ka marrë përsipër të shtojë emrin e tij në listën e van der Sar, në rast se CEO e sheh të arsyeshme.

“Unë nuk u pyeta në të vërtetë, jo drejtpërdrejt, por do të isha i hapur për këtë. Nuk do ta bëja vetë, por ndoshta me dikë që të më shoqëronte si konsulent marketingu”, – tha ish-futbollisti i shumë skuadrave të mëdha si Real Madrid apo Inter. Verën e kaluar mediet në Holandë raportuan se e përjashtoi mundësinë për të filluar karrierën e trajnerit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency