Bundesliga

“Fitoj shumë tituj”/ 24 milionë € për një talent, Bayerni përforcon mesfushën

Tjetër përforcim nga Ajax për Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë arritur akordin me “Harkëtarët” për shërbimet e Ryan Gravenberch, mesfushorit që shkëlqeu sezonin e fundit në Eredivisie.

Bild raporton se në arkat e Ajax do të përfundojnë 18.5 milionë euro + 5.5 milionë të tjera në formën bonusesh. Ndërkohë, 20-vjeçari i talentuar (10 ndeshje dhe 1 gola me kombëtaren holandeze) do të firmosë deri në vitin 2027.

Bayern është një klub i madh, mendoj se ne duhet të fitojmë tituj të mëdhenj këtu. Dhe kjo është ajo që shpresoj, jam i lumtur që ndodhem në Mynih”, deklaroi Gravenberch.

Afrimi i parë i rekordmenëve të futbollit gjerman në këtë seksion të merkatos ishte Noussair Mazraoui, anësori i djathtë maroken, i cili u sigurua me parametra zero nga Ajax. Objektivi i radhës është Sadio Mane nga Liverpool.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency